-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Diplomati holandez: Politikanët pas interesit personal, jo të Kosovës

Më të lexuarat

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, shprehet i habitur sesi politikanët vendorë deri më tani më shume kanë shikuar interesin personal sesa, siç thotë ai, interesin e Kosovës.
Sipas Bosch, mentaliteti i përgjithshëm në Kosovë është se të gjithë dëshirojnë të pasurohen shumë shpejt dhe nuk mendojnë që një qëllim të tillë ta arrijnë në një plan afatgjatë.
Këto komente Bosch i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ku ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila sipas tij nuk është kundër UÇK-së.
“Janë aq shumë akuza dhe kundërakuza për krime lufte dhe cilado qoftë e vërteta, duhet t’i vijë fundi. Nëse kjo nuk vërtetohet, atëherë akuza të tilla do t’iu shoqërojnë përgjithmonë. Jepini fund kësaj, pasi nuk mund të lejoni që të jeni të lidhur pas diçkaje që nuk ka përgjigje”, është shprehur Bosch.
Diplomati holandez në Kosovë, ka folur edhe për 100 ditëshin e Qeverisë “Mustafa”, për kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, trajtimin e serbëve në vend, manipulimin e të rinjve që t’iu bashkohen ISIS-it, etj.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit