-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kastriot Myftaraj padit Ballistin për dronin, reagon Morina

Më të lexuarat

Gazetari Kastriot Myftaraj ka deklaruar se Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti, e ka ngritur dronin në Beograd për llogari të serbëve.
 
Sipas Myftaraj, ngritja e dronit në ato momente mund t’i leverdiste vetëm Serbisë dhe jo Shqipërisë.
 
Myftaraj madje ka ngritur edhe një kallëzim penal kundrejt Ballist Morinës.
 
Ai thotë se disponon prova dhe fakte që vërtetojnë akuzat e tij dhe është i gatshëm t’ia ofrojë ato prokurorisë.
 
Në 14 tetor 2014 në stadiumin e Beogradit u ngrit një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe me dy foto të heronjve kombëtarë Ismail Qemali dhe Isa Boletini.
 
Ballist Morina ka qenë i vetmi që ka marrë autorësinë e  ngjarjes.
 
Morina ka reaguar pas kallëzimit penal që i bëri Myftaraj.
 
Përmes faqes së tij në Facebook, Ballisti menjëherë pas publikimit të kallëzimit penal të Myftarajt shkroi: “Por Shqipëria do të rrojë, për të për të luftojmë ne”, duke postuar edhe flamurin kombëtar shqiptar.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit