-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Egjipti vlerëson vendimet e Turqisë drejt përafrimit të marrëdhënieve

Më të lexuarat

Ministri i Informacionit i Egjiptit, Osama Heikal, vlerësoi vendimet e fundit të Turqisë drejt afrimit me Egjiptin si një “shenjë të mirë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministri Heikal mirëpriti hapat e Turqisë, duke i përshëndetur ato si “një shenjë e mirë për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për të diskutuar çështje të diskutueshme midis dy vendeve”.

Heikal tha se dallimet midis Egjiptit dhe Turqisë nuk u shërbejnë interesave të asnjërës palë.

Ai shtoi se vendi i tij “nuk kundërshton askënd dhe qëndrimi i tij i vendosur është të zhvillojë marrëdhënie me të gjithë bazuar në mirëkuptimin dhe ruajtjen e interesave të përbashkëta”.

Javën e kaluar, pas disa viteve të marrëdhënieve të tensionuara, kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia dhe Egjipti kanë pasur kohët e fundit kontakte si në nivelin e inteligjencës ashtu edhe në nivel të ministrave të Jashtëm dhe se “kontaktet e nivelit diplomatik kanë filluar”.

Turqia ka konfirmuar në mënyrë të përsëritur angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar, normave diplomatike dhe parimeve të fqinjësisë së mirë së bashku me mosndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera, ndërsa thekson ende refuzimin e saj të vendosur ndaj grusht shteteve ushtarake, gjë që bëri që Turqia të refuzojë shkarkimin e presidenti egjiptian Mohammed Morsi në vitin 2013.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit