-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

S’ka më matematikë në Finlandë

Më të lexuarat

Finlanda është një nga shtetet që ka sistemin më të fortë edukativ dhe arsimor.
 
Por, pikërisht ky shtet i cili çdo vit radhitet në maje të listave të arritjeve në matematikë, po e konsideron mundësinë për t’i larguar lëndët shkollore si matematikën dhe hstorinë, dhe të “instalojë” një sistem tjetër shkollor.
 
Ky sistem tjetër do t’u mundësonte nxënësve të mësonin varësisht prej fenomeneve, dhe jo të mësojnë në mënyrë shabllone të përgatitur me planprogram për një lëndë shkollore.
 
Marjo Kyllonen, është gruaja përgjegjëse për reformat në edukim dhe arsim në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki. Ajo mban postin e menaxherit edukativ në Helsinki.
 
Ajo thotë se janë ende disa shkolla në Finlandë që ofrojnë mësim me sistemin e vjetër, i cili ishte i dobishëm për vitet 1990, ndërsa tani duhet një sistem që përshtatet më shumë me kohën që po jetojmë
 
“Në Finlandë janë ende disa shkolla që mësojnë me sistemin e vjetër, i cili përshtatej dhe ishte i dobishëm me vitet 1990, por nevojat nuk janë të njëjta sikur atëherë, tani duhet të gjejmë diçka që përshtatet me shekullin 21” tha Kyllonen.
 
Pritet që në fund të këtij muaji, ajo të propozojë që sistemi i ri të implementohet deri në vitin 2020 në të gjithë Finlandën. A do ta ndjekë e gjithë bota këtë rrugë të Finlandës, mbetet të shihet/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit