Një grua nga fshati Lladovë e Gjilanit ka vdekur, e cila ishte prekur me Covid-19, por ishte shëruar para disa ditësh. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një njoftim për media.
“Fatkeqësisht, një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por nuk është pasojë e Covid-19. Është trajtuar me Covid-19, por pasi është shëruar, për shkaqe të tjera sekondare ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri, raporton KOHA.
Vetëm dy ditë më parë në Komunën e Gjilanit u konfirmuan 9 raste të reja me Covid-19, ku tashmë pesë familje janë në vetizolim.
Kjo tregon edhe niher se vdekja na vie atëherë kur e ka shkruar Allahu i Madhërishëm për neve, e aspak nuk na ndodh nëse ka rënë virusi apo çfarëdo sëmundje tjetër. Mbështetjuni Allahut, e kërkoni zgjidhje nga Ai nga çdo telash dhe sëmundje.