-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shembje masive në autostradën e Kombit

Më të lexuarat

Autostrada milionëshe e ndërtuar nga dy qeveritë shqiptare, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë po del të jetë jo cilësore.
Kjo ngase disa herë radhazi në këtë autostradë ka pasur shembje të dheut.
Shembja e fundit ndodhi mbrëmë e cila bllokoi tre korsi të kësaj autostrade.
Autoriteti Rrugor Shqiptar mbrëmjen e djeshme ka bërë të ditur se ka ndodhur një shembje masive në Km 7 në drejtimin Kukës- Tuneli.
Operatorët dhe strukturat e drejtorisë së Rajonit verior të ARRSH-së janë angazhuar dhe po punojnë për largimin e dherave nga rruga. Gjithashtu, ata kishin bërë edhe monitorimin e situatës gjatë natës.
Qarkullimi është duke vazhduar vetëm në njërën korsi të rrugës, ndërsa në korsitë e rrugës Kukës-Tunel kalimi i mjeteve po bëhet me alternime, bën të ditur njoftimi.
ARSHSH ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët respektimin e udhëzimeve deri në përfundimin dhe sigurimin e plotë të aksit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit