0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mobili “Facebook” që do të rivalizojë “iPhone”

Më të lexuarat

”Facebook” mund të shndërrohet shumë shpejt në rivalin më të madh dhe të vetëm të “iPhone”, pasi sipas burimeve brenda rrjetit social gjigant, themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, po mendon të zgjerojë biznesin duke u lëshuar edhe në teknologjinë e telefonave celularë.

Sipas një studimi të tregut, një e treta e përdoruesve të celularëve do të ishin të gatshëm të blinin një “Facebook Phone”, ndërsa 73% e të anketuarve vlerësojnë se kjo është një ide e mirë.

Lajmi për këto plane të rrjetit shoqëror nisi të qarkullojë më parë gjatë javës, pasi disa burime bënë me dije se “Facebook” ka punësuar disa ish-inxhinjerë të “Apple” për të nisur punën për zbatimin e projektit.

Detajet mbi planin janë ende të pakta, por “Facebook” duket se po avancon gjithmonë e më shumë drejt botës së telefonisë pa kabëll, pas një serie blerjesh të rëndësishme.

Pas blerjes për një miliardë dollarë të kompanisë “Instagram”, e specializuar në mbajtjen dhe shpërndarjen e fotografive, “Facebook” ka blerë edhe aplikacionin e fotove, “Lightbox” dhe atë shoqëror “Glancee”.

I ndërtuar posaçërisht për të lehtësuar përdorimin e “Facebook” nga telefoni, celulari i ri do të ketë disa funksione të reja, si një buton “like”, do të bëjë më të lehtë shikimin e statuseve dhe lajmeve të reja, ndërsa besohet se do të rivalizojë “iPhone” nëpërmjet një çmimi më të lirë. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit