Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka qëndruar sot në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ ku ka arritur një kontingjent ndihmash nga shteti turk për luftën e Kosovës ndaj virusit COVID-19.
Me këtë rast Vitia falënderoj shtetin turk për ndihmën e dhënë për popullin e Kosovës, ku tha se shpreh falënderim për ambasadorin Sakar dhe popullin e Turqisë për gjithë këtë ndihmë
Në këtë pandemi e gjithë bota po përballet me këtë situatë, kam nderin të jem këtu me ambasadorin e Turqisë z.Sakar, ministrin Abdixhiku dhe këshilltarin e presidentit Arifaj.
“Sot nga populli turk kemi pranuar një ndihmë të konsiderueshme për popullin e Kosovës që të përballoi më lehtë dhe më mirë me situatën e COVID-19, miqtë e mirë shihen në ditë të vështirë dhe në kohën kur të gjithë miqtë tanë njësoj si në Kosovë po përballemi me ketë problem, është akoma jo vetëm solidaritet por edhe humanizëm diçka hyjnore që miqtë tanë në këtë kohë po gjejnë mundësi të na ndihmojnë neve dhe popullin e Kosovës.Falënderojë të gjithë miqtë që deri tani kanë dhënë ndihma për popullin e Kosovës për të menaxhuar këtë situatë”, tha Vitia, raporton Indeksonline.
Ai theksoi se kjo është një paketë e ndihmave të cilën përmbajnë përveç materialeve mbrojtëse, teste dhe jo vetëm.
Sipas tij me rëndësi është që ky është një lajm i jashtëzakonshëm së pari për profesionistët tanë, sepse ata do t’i gëzohen më së shumti ndihmave të tilla, të cilët do ta kenë më të lehtë të përballen me situatën qoftë duke mbrojtur veten duke qenë në krye të detyrës, qoftë duke iu shërbyer qytetarëve që kanë nevojë tani.
“Si qeveri kemi pasur disa takime që të shohim cilat janë mundësitë dhe çka mundemi të ndihmojmë dhe në momentin e parë që kemi diçka konkretë si çdoherë do të bëhet publike sepse duhet të jemi transparent për të gjitha masat që po ndërmarrim për të gjitha masat për qytetarët në Kosovë dhe ata që jetojnë në Luginë. Disa herë në ditë thirren nga Qendrat e Thirrjeve nga IKSHPK për tu garantuar që po qëndrojnë në shtëpi dhe bashkë me MPB ata sigurohen se po qëndrojnë në shtëp0i, por është një vetëdijesim i latë qytetarë që po respektojnë në mënyrë më të mirë vetëizolimit. Stublla e Vitisë falë qytetarësisë nga Stublla sot pavarësisht që është paraqitur rasti I pari, rasti I parë zero është i shëruar, prandaj apeloj edhe një herë që këto dy-tri javët e ardhshme që do të jetë përcaktimi nëse mbajmë situatën në kontroll apo jo, pavarësisht masave apo donacioneve nëse nuk ka bashkëpunim me qytetarët, dot a kemi të pamundur ta luftojmë këtë sëmundje. Ju bëj thirrje që të qëndrohet në shtëpi dhe t’i ndjekim me përpikmëri rekomadnimet nga MSH dhe IKSHPK.Malisheva dhe jo vetëm, pasi ka qenë edhe Vitia e Klina si njëra nga komunat e prekura fillimisht ishin tri komunat më me prioritet, në fillim kemi pasur problem me furnizim por falë ndihmës së qeverisë dhe donacioneve situate tashmë është stabilizuar. Në dy apo tre muajt e ardhshëm do të jemi stabil në furnizime, Malisheva do të ketë përkushtimin maksimal dhe sot për neve kjo komunë në çdo aspekt është kryesorja dhe më e rëndësishmja për ne, i gjithë potenciali do të trajtojë së pari Malishevën”, tha Vitia.