-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Serbia: Mbledhja e dy qeverive, shenjë e Shqipërisë së Madhe!

Më të lexuarat

Duket se mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës nuk është mirëpritur nga Serbia, e cila ka reaguar duke i kërkuar Bashkimit Europian që të mos qendrojë në heshtje por të kundërshtojë përballë shenjave të qarta të krijimit të Shqipërisë së Madhe.
Ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviç, në një deklaratë për Tanjug, ka thënë se Serbia dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe gjithashtu dëshiron që serbët e shqiptarët të jetojnë në paqe në Kosovë, por kurrsesi nuk do të qendrojnë pa reaguar ndaj krjimit të Shqipërisë së Madhe, bashkim që sipas tij po realizohet përmes marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive.
Mbledhja e dy qeverive është kritikuar edhe nga Lista Serbe, e cila i ka quajtur deklaratat e kryeministrit Rama në mbledhjen e djeshme një kërcënim për popullsinë jo shqiptare në Kosovë. Sipas një deklarate të lëshuar nga kjo parti, e cila u largua nga qeveria pas shkarkimit të ministrit Aleksandër Jabllanoviç, komentet e Ramës nuk ndihmojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkan./on
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit