-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si mund ta trajtojme gastritin në mënyrë natyrale

Më të lexuarat

Simptomat e gastritit përfshijnë humbjen e peshës dhe oreksit, marrje mendsh e të vjella, apo edhe një ndjenjë ngopjeje pas një sasie të vogël të ngrënë. Gastriti është një ndezje e mukozës së stomakut, si pasojë e shumë faktorëve. Po si ta trajtojmë? Ndiqni këto këshilla:

1.Para së gjithash mundohuni të evitoni ushqimet pikante, ato që zakonisht u japin probleme gastrike, si ushqimet me yndyrëra e të skuqura. Po ashtu eliminoni edhe konsumin e alkoolit.
 
2.Kërkoni ilaçe anti-acidike, që nuk kërkojnë ndonjë recetë mjekësore. Ato reduktojnë acidet dhe ngrejnë pehashin e stomakut. Me mjekun diskutoni edhe mundësinë e përdorimit të ilaçeve që bllokojnë prodhimin e acidit dhe kërkojnë raport mjekësor.
 
3.Merrni integratorë vitaminash B-13, E dhe C, për të integruar humbjen e këtyre vitaminave, gjatë periudhës së vuajtjes gastrike.
 
4.Edhe mund të hani xhenxhifill të freskët, fruta të freskëta, përfshi ananasin, dhe të pini çaj përveçse të paktën 8 gota uji në ditë, për të zbutur simptomat.
 
5.Kini parasysh të shmangni sa më shumë jo vetëm alkoolin, por edhe nikotinën, kafeinën dhe të gjitha produktet me acid.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit