Në stacionin policor të Gjilanit janë suspenduar katër zyrtarë policorë, pas vrasjes së pesëfishtë që ka ndodhur ditën e martë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Shtabi qendror i ka suspenduar katër zyrtarë policorë për 72 orë”, tha Hashani duke shtuar se tash me rastin do të merret Prishtina.
Suspendimin e katër zyrtarëve policorë e ka rekomanduar Inspektorati Policor i Kosovës.
IPK ka rekomanduar të suspendohen komandanti i Stacionit Policor, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, shefi i operativës të Stacionit Policor në Gjilan dhe një zyrtari i stafit civil.
Në ngjarjen tragjike që ka ndodhur ditën e martë, dyshohet se një zyrtare policore ka privuar nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit e më pas vetën. E gjithë vrasja është kryer me revolen zyrtare të Policisë së Kosovës, të cilën e kishte poseduar viktima V.B.
Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë edhe obduksioni i pesë anëtarëve të familjes Bllaca.