3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kina i futi në kantinë disa miliona muslimanë, e pastaj Zoti e futi tërë Kinën në kantinë!

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani ka folur në lidhje me Koronavirusin në Kinë

Ai ka thënë se kohëve të fundit Kina kishte ushtruar dhunë ndaj muslimanëve, e tani krejt shteti i Kinës është futur në kantinë.

 “Kinezët deshën që ta shkruanin një Kuran të ri, andaj pasoi ndëshimi i Zotit ndaj tyre”.

Për më tepër, ai ka thënë se kjo gjendje e krijuar atje, ku e tërë Kina është futur në kantinë, i ka arsyet e veta evidente.

Në fund të shkrimit të tij ai ka thënë gjithashtu se: “Shyqyr Allahut që jemi muslimanë dhe tregojmë kujdes gjatë ushqimit dhe sillemi me humanizëm”.

Postimi i plotë i Profesor Ajni Sinanit në llogarinë e tij në Facebook:

Nëse virusi corona vjen nga ngrënia e gjarpërinjëve, minjëve, mishit të qenit etj., apo nga ndonjë eksperiment i dështuar mbetet të shihet.

Kina i futi në kantinë disa milionë muslimanë. Tani gjithë Kina është futur në kantinë. Kinezët brenda e jashtë Kinës po kontrollohen. Kështu është kur nuk respektohen ligjet e Zotit qoftë gjatë ushqimit, qoftë gjatë eksperimenteve apo edhe gjatë trajtimit të tjetrit. Kinezët deshën që ta shkruanin një Kuran të ri!

Nuk duhet të tejkalohet në padrejtësi. Sepse pason ndëshkimi. Shyqyr Allahut që jemi musliman dhe tregojmë kujdes gjatë ushqimit, zbulimet shkencore nuk i keqpërdorim dhe edhe ndaj jomuslimanëve sillemi me humanizëm. Elhamdulilah.

Zullumqarit ia shohin sherrin të gjithë. O Allah bëj që zullumi të jet vetëm mbi zullumqarët. Selam

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit