-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kujt i shërben kjo lojë që po dëshpëron votuesin shqiptar

Më të lexuarat

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook i është përgjigjur Arben Taravarit në lidhje me deklaratën e tij se nuk duhet t’i japim llogari Lëvizjes BESA. Sipas Hoxhës, llogari nuk duhet t’i jepet BESËS, por popullit shqiptar se pse po zgjatet kaq shumë puna e koalicionimeve. Për më tepër lexoni postimin e Hoxhës:

“Askush nuk ka borxh t’i përgjigjet Lëvizjes BESA rreth koalicionit trepalësh, sepse në Lëvizjen BESA e dimë saktë edhe lojën edhe qëllimin e atij propozimi, por kanë borxh t’i përgjigjen shqiptarëve që po presin me çdo kusht dhe me çdo çmimë ndryshimin dhe duan ta dinë se a do ndodhë koalicioni trepalësh ose jo?!
Pasi pala e vetpërjashtuar e tha me sinqeritet se prej në fillim kanë refuzuar bashkëpunimin trepalësh, atëhere parashtrohet pyetja, pse po insistohet kaq gjatë për të mbajtur gjallë një ide qe nuk mund të realizohet. Pyetja është e thjeshtë: Kujt i shërben kjo lojë që po dëshpëron votuesin shqiptar e sidomos atë opozitar që kaq gjatë po pret ndryshimin në skenën politike?!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit