-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kontributi i muslimanëve në Matematikë

Më të lexuarat

Matematika

Muslimanët bënë zbulime të shumta në fushën e matematikës, të cilat i janë kaluar shkencës moderne, duke kontribuar në revolucionin teknologjik të Europës së hershme moderne.

Një nga më të dalluarat e këtyre risive ishte koncepti i zeros. Al-Khawarizmi, një dijetar persian që jetoi në shekullin e IX, u caktua nga Kalifi si shkencëtar në Beth al-Hikmah të Bagdadit. Ai zhvilloi konceptin e algoritmeve, një metodë e llogaritjes që mban emrin e shpikësit të tij, në versionin anglisht.

Puna e tij në algjebër ishte e jashtëzakonshme, sepse ai dha zgjidhje analitike për ekuacionet lineare dhe kuadratike, të cilat i dhanë atij statusin “Ati i Algjebrës”.

Fjala “algjebër” rrjedh nga libri i tij i famshëm, “Al-Jabr al-Muqabalah” (Përmbledhja e Llogaritjes me Kompletimin dhe Balancimin). Libri përmbante aspektet më të rëndësishme të punës së Al-Khawarizmit dhe, në përgjithësi, konsiderohet i pari që është shkruar në këtë temë. Ai gjithashtu mësoi konceptin e zeros nga India dhe e transmetoi përmes veprave të tij në Europë.

Indianët kishin lënë një vend bosh për një zero dhe shtimi i Al-Khawarizmit ishte për t’i dhënë një simbol: “0”. Edhe fjala angleze “zero” rrjedh nga emri arab për këtë simbol “sifr”. Leonardo Da Vinci studioi sistemin numerik arab dhe e paraqiti atë në Europë. Abu Al-Wafa al-Buzjan (940-997) zhvilloi trigonometrinë.

Ai ishte personi i parë që tregonte përgjithësinë e teoremës sinë, në lidhje me trekëndëshat sferikë. Al-Tusi, një tjetër shkencëtar musliman i shekullit XIII, zhvilloi trigonometrinë sferike, duke përfshirë 6 formula themelore për zgjidhjen e trekëndëshave sferikë, trekëndëshat e drejtë.

📚 Shkëputur nga libri: “Kontributet muslimane në qytetërimin botëror”, botues: AIITC, CNS, IIIT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit