-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dyshime Për Varrezë Masive në Leshan të Suharekës

Më të lexuarat

Në fshatin Leshan, komuna e Suharekë, dyshohet për një varr masiv.
 
Në vendin ku dyshohet për këtë varrezë sot ka dalë Policia e Kosovës dhe ekspertë të mjekësisë ligjore për të bërë hetime.
 
Dyshimet kanë nisur kur banorët e fshatit Leshan, pasi ishin duke e hapur një varr, kishin hasur në disa eshtra dhe rroba. Ata kanë ndërprerë hapjen e varrit dhe me njëherë e kishin lajmëruar Policinë e Kosovë, të cilit kanë dalë në vend të ngjarjes.
 
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka konfirmuar konfirmoi për KALLXO.com se ka dyshime për një varrezë masive në këtë fshat.
 
Por ai tha se është ende herët të flitet për numrin e mundshëm dhe përkatësinë e mbetjeve mortore që mund të gjenden në atë vend.
 
“Rasti është në procedurë. Njësiti për Krime Lufte i Policisë së Kosovës  do ta përgatisë një raport për Prokurorinë dhe pastaj me urdhër të Prokurorisë,  Departamenti i Mjekësisë Ligjore do të procedojë me gërmimin vlerësues, përkatësisht zhvarrimin e mbetjeve të mundshme mortore”, tha Gara.
 
Edhe 16 vjet pas luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e disa personave nga fshati Leshan të cilët figurojnë në listën e të pagjeturve.
 
Ndërsa Kushtrim Gara thotë se ka pasur edhe raste tjera kur janë gjetur mbetje mortore të personave të pagjetur në varrezat e zakonshme nëpër Kosovë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit