3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Mali i Zi, në atmosferë të tensionuar miratohet Ligji për liritë fetare

Më të lexuarat

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për liritë fetare, pasi policia nga salla plenare me forcë ka nxjerrë deputetët e Frontit Demokratik opozitarë (FD).

Ligji është miratuar pas një pauze të shkurtër gjatë të cilës pjestarët e sigurimit kuvendor kontrolluan nëse salla plenare është e sigurtë.

Paraprakishtë në sallën plenare ndodhën incidente për shkak të cilës pjestarët e sigurimit me forcë nxorrën deputetët e Frontit Demokratik nga salla. Ata para kësaj tentuan të parandalojnë votimin, duke hedhur fishekzjarr në sallë.

Për ligjin votuan deputetët e koalicionit qeveritar dhe Partia Socialdemokratike ndërsa deputetët e opozitës tjetër ishin jashtë sallës. Parlamenti paraprakishtë refuzoi 120 amandamente të Frontit Demokratik./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit