Deri më tani është folur shumë për modelin e ri të telefonit nga Sony, përkatësisht modelin Sony Xperia Z4, ndërsa tani kanë rrjedhur disa pamje të mundshme të telefonit të ri nga @onleaks, në të cilën vërehet se i njëjti do të vijë me dizajn mjaft të ndryshëm nga paraardhësi i tij.
Sipas burimit të lajmit thuhet se dimensionet e Sony Xperia Z4 do të jenë 146.3 x 71.9 x 7.2 mm dhe se madhësia e ekranit do të jetë me diagonale prej 5.2 inç.
Por përveç dallimeve në dizajn @onleaks thotë se edhe për nga karakteristikat e brendshme, Sony Xperia Z4 do të dallojë shumë nga Sony Xperia Z3.
Kjo pasi që Sony Xperia Z4 do të ofrojë procesor më të shpejtë, rezolucion më të madh të ekranit, si dhe sensorin e saj më të ri – IMX230 që do të mundësojë HDR në kohë reale, dhe autofokus më të qartë dhe më të shpejtë.
Sipas Geekbench thuhet se modeli i ri i telefonit të Sony do të bazohet në Android 5.0.2 Lollipop, ndërsa procesori i tij do të jetë 8-core Snapdragon 810, plus 3 GB DDR4 RAM, me baterinë shumë të fuqishme sesa paraardhësi Z3. (Telegrafi)