6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

OBSH apelon: Shëndeti i adoleshentëve në rrezik

Më të lexuarat

Katër nga pesë adoleshentë në të gjithë botën bëjnë më pak se një orë aktivitet fizik në ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetit, duke paralajmëruar se kjo rrezikon seriozisht shëndetin e tyre në të ardhmen.

Studimi, bazuar në të dhënat e raportuara nga 1.6 milion studentë të moshës 11 deri 17 vjeç nga 146 vende, zbuloi se problemi është universal dhe se është edhe më i mprehtë për vajzat sesa për djemtë.

Një mënyrë jetese aktive fizikisht në adoleshencë ka shumë përfitime shëndetësore pasi shmang sëmundjet kardiovaskulare, përmirëson shëndetin e kockave dhe gjithashtu ka efekte pozitive në peshë, theksoi OBSH.

Në lidhje me dallimet gjinore Fiona Bull, një nga bashkautoret e studimit tha se “vendet duhet të zhvillojnë ose azhurnojnë politikat e tyre dhe të ndajnë burimet e nevojshme për të rritur aktivitetin fizik”.

Mesatarja për Bashkimin Europian ishte në 80.1% të adoleshentëve që kryejnë veprimtari të pamjaftueshme fizike. Franca dhe Italia kishin përqindjen më të lartë të neglizhencës së aktivitetit fizik përkatësisht me 81% dhe 88.6%.

Autorët e studimit thanë që të dhënat mund t’i nënshtrohen paragjykimeve pasi ato përdorën të dhëna të vetë-raportuara dhe jo të dhëna nga pajisjet provuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit