5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Task Forca Speciale, e gatshme të ngrit aktakuza

Më të lexuarat

Konfirmohet vazhdimi i hetimeve nga ana e Ekipit të Task Forcës Speciale.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i saj Joao Sousa, i cili nuk ka dashur të komentojë më shumë për zhvillimet operative të këtij ekipi.
 
Ekipi i Task Forcës Speciale tashmë ka konfirmuar se është e gatshme të ngrit aktakuzë në momentin e themelimit të Gjykatës Speciale, gjë e cila pritët të kaloj fillimisht në Kuvendin e Kosovës.
 
Zëdhënësi i kësaj Task Force, Joao Sousa, i konfirmuar Radio Kosovës, vazhdimin e hetimeve. Duke mos dashur të komentojë më shumë Sousa ka thënë se “Përderisa hetimet tona janë duke vazhduar është e padrejtë nga ana jonë të spekulojmë apo komentojmë më shumë. Hetimet tona kanë të bëjmë me përcaktimin e asaj nëse personat janë përgjegjës për ndonjë krime rreth akuzave që dalin nga raporti i Dik Martit.”
 
Mediat në vend kanë raportuar se tre ish drejtues të lartë të UÇK-ës, të cilët thuhet se janë pjesë e politikës, janë vënë në shënjestër të kësaj Task Force të BE-së.
 
Në korrik të viti të kaluar, në Bruksel, ish kryeprokurori amerikan Clint Ëilliamson kishte shpallur të gjeturat hetimore, ku kishte thënë se ”Ekipi i Taksës Forcës Speciale, ka gjetur dëshmi bindëse se disa individë të caktuar në udhëheqësin e lartë të ish UÇK – së përdorën element të kësaj organizate që të kryejnë dhunë për të fituar fuqinë politike dhe pasuri personale për vetën.”
 
Javën e kaluar Qeveria Kosovës ka marrë vendim që ta dërgojë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës dy amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Kosovën. Për themelimin e Gjykatës Speciale, Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë ndryshime kushtetuese, gjë për të cilën nevojiten 2/3 e votave të shumicës dhe 2/3 e votave të pakicës.
 
Por, deri më tani një numër i deputetëve të pozitës dhe opozitës janë shprehur se nuk do të votojnë ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila pritet të ketë dy dhoma, një në Kosovë dhe tjetrën në Holandë.
 
Ndërsa, në rast se Kosova nuk e themelon vet Gjykatën Speciale, atë do ta bëjë Organizata e Kombeve të Bashkuara.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit