Banorët e Kaunti Durham, një fshati në Angli, kanë që në vitin 2014 që gjejnë vazhdimisht paketa me kartëmonedha brenda, të hedhura nëpër zona të ndryshme të qytetit, dhe i dorëzojnë në polici.
Këtë vit janë gjetur katër të tilla, që janë dorëzuar në polici. Në total deri më sot janë dorëzuar rreth 2200 euro
Pakot lihen gjithnjë në vende të dukshme, në zona të rrahura nga publiku, si trotuare, dhe zbulohen gjithnjë nga banorët e fshatit, të cilët i dorëzojnë në polici.
Hetuesit nuk e dinë ende se kush i vendos pakot me para, dhe as se për çfarë arsye, por ata falënderojnë banorët që i dorëzojnë. /tch/