-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Edi Rama fajëson Kosovën që nuk shkoi në Ohër, për herë të parë sulmon Thaçin, Isa Mustafën e quan jugosllav

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj Kosovës pas refuzimit të Presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në Ohër ku Rama, Vuçiq, Zaev kanë çuar përpara nismën për lëvizjen e lirë që po quhet minishengen ballkanik.

Së pari ka goditur Thaçin të cilit ia ka numëruar të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe ata serbë.

“Me sa më kujtohet as atëherë Serbia nuk e ka njohur Kosovën”, ka thumbuar Rama Thaçin duke akuzuar se pala kosovare përjashtoi veten nga kjo nismë rajonale duke e kthyer situatën në kohet kur Serbia dhe Bosnja nuk pranonin të uleshin me përfaqësues nga Kosova në forume rajonale.

Më pas ai e ka sulmuar ish-Kryeministrin Isa Mustafa i cili sa ishte drejtues i qeverisë e kishte hedhur poshtë këtë nismë për faktin se ajo i siguron hegjemoni ekonomike Serbisë mbi rajonin ndërkohë që Mustafa edhe sot ka bërë një postim ku ka shkruar se po bëhen përpjekje për krijimin e një Jugosllavie të re.

Rama duket se është inatosur keq ndaj kësaj duke ia kthyer Mustafës me plote nervozë. “Unë nuk kam jetuar asnjëherë në Jugosllavi” ka thënë ai, duke thënë se Mustafa nuk po mundet ta heqë vetë nga mendja Jugosllavinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit