-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

E rrallë në Greqi/ Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm del i pafajshëm

Më të lexuarat

Shpëtim Zinxhiria

Ky është një nga gjyqet e rrallë të ndodhura në Greqi. Bëhet fjalë për shqiptarin Nikolla Vreka, i cili qëndroi në burg dy vite e gjysmë me akuzën për trafikim të drogës. Sot Gjykata e Shkallës së Dytë në Patra njëzëri ka nxjerrë të pafajshëm 47-vjeçarin Nikolla Vreka.

Ai u dënua në vitin 2017 me akuzën e trafikimit të 832 kg kanabis. Akuza kundër tij ishte ngritur më 2013-ën, por u arrestua katër vite më pas në 2017 kur u ndodh për tjetër arsye në komisariatin e policisë. Akuza kundër tij ishte mbështetur tek pretendimi se ishin gjetur shenjat e gishtërinjve mbi një gotë plastike që u gjend në portobagazh të makinës.

Gjatë qëndrimit në burg, shqiptari botoi pesë libra në shqip dhe në greqisht. I lirë sot, por hidhërimi qëndron edhe pse është jashtë hekurave.

Në një intervistë për televizionin ANT, Nikolla- nga i denuar në i pafajshëm, tha: “Besoj ne drejtësinë greke ashtu sic besoj te Zoti. Kur me arrestuan më thanë që je baron, një diçka të tillë, sa mbeta i ngrirë në kangjella. Më thanë se ke bërë import hashashi aq sa u çmenda kur e dëgjova. Kur më thanë “isovia” -burgim i përjetshëm, sa nuk vdiqa. Nëse nuk je një qenie e fortë, mbytesh atje brenda”.

Avokati Mihalis Mitrokalis, lidhur me këtë, tha se “qytetarët e këtij vendi duhet të kenë besim te drejtesia, te gjyqtarët grekë. Edhe nëse bëhet një gabim, e vërteta do të dalë”. Shqiptari kërkon me të drejtën e tij zhdëmtimin ekonomik nga shteti grek për vuajtjen e padrejtë të dënimit në burgun grek.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit