-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mafiozi që tentoi eliminimin e Fidel Kastros dhe roli në atentatin ndaj Kenedit

Më të lexuarat

Santo Trafikante Xhunior, ishte një burrë me një karakter të rezervuar, modest, i martuar me të njëjtën grua për 49 vjet. Por ai ishte në të njëjtën kohë, bosi i fuqishëm i krimit në Kubë. Para ardhjes në pushtet të Fidel Kastros; me një ndikim që shtrihej nga Florida, në pjesën tjetër të ShBA.

Trafikante u burgos dhe u internua, kur Kastro u ngjit në pushtet. Për këtë arsye, Santo e kaloi pjesën tjetër të jetës, duke komplotuar si të hakmerrej ndaj udhëheqësit komunist. Sipas shumë të dhënave, ai ishte përfshirë edhe në vrasjen e presidentit amerikan Xhon Kenedi.

Po kush ishte i ashtuquajturi “Bos i heshtur”, që kishte aq pushtet sa të eliminonte edhe shefin e Shtëpisë së Bardhë? I lindur në Tampa të Florida në vitin 1914, Trafikante vinte nga një familje me rrënjë të thella në krimin e organizuar. Babai i tij, Santo Trafikante Serior u lind në Sicili të Italisë. Por u bë një bos i madh në botën e krimit pas emigrimit në SHBA.

Ai kontrollonte lojërat e fatit në Florida dhe Kubë. Edhe i biri vazhdoi të njëjtën rrugë. Madje Santo Trafikante Xhunior, vuri nën kontroll trafikun e drogës mes Floridës, Kubës dhe pjesës tjetër të shteteve amerikane. Ai hapi kazino të tjera në Kubë me urdhër të babait të tij, dhe kontrolloi trafikun e heroinës. Duke bashkëpunuar me bosët e famshëm mafiozë, Çarls Luçiano dhe Mejer Lanski.

Në vitin 1950, Trafikante Senior nisi të ketë probleme me shëndetin. Ai po kurohej për një tumor në stomak, dhe ia dorëzoi të birit të gjithë pushtetin që kishte. Trafikante Senior, vdiq 4 vjet më vonë, duke ia lënë trashëgim gjithçka të birit. Trafikante Xhunior, u arrestua në Nju Jork bashkë me 56 mafiozë të tjerë. Teksa po diskutonin se çfarë duhet të bënin pas vdekjes së shefit të fundit të familjes Gambino, Albert Anastasia.

Gjithsesi ai arriti t’i shpëtojë akuzave dhe ndëshkimit. Dhe kjo pjesërisht për shkak të stilit të jetës së tij. Është interesant fakti që Trafikante, kishte një pasuri prej rreth 25 miliardë dollarësh në kulmin e tij në vitet 1980. Por, përsëri bënte një jetë mjaft modeste.

Ai udhëtonte me makina të zakonshme, jetonte në shtëpi normale dhe në vende të qeta. Ishte i martuar me të njëjtën grua dhe përgjithësisht përshkruhej si një burrë i qetë. Megjithatë, ky imazh ishte i gënjeshtër, pasi Trafikante Xhunior ishte gjithsesi një bos i egër i mafias.

Kjo u vërtetua në vitin 1953, kur ai eliminoi pretendentin e fundit për drejtimin e mafias në Tampa. I cili ishte Xho Antinori, djalin e të ndjerit Injacio Antinori.

Me atë akt, Trafikante u shpall bosi suprem në Tampa. Ai u transferua në Kubë në vitin 1955, ku u takua me sundimtarin autoritar të vendit Fulgencio Batista. Ky i fundit, lejoi Trafikanten dhe mafiozët e tjerë të hapnin kazinotë. Si dhe hotelet që donin, në këmbim të një pagese të majme.

Ky bashkëpunim me përfitime të mëdha reciproke, u ndërpre me ardhjen e Fidel Kastros në pushtet. Trafikante u përpoq në fillim që ta blinte me para liderin komunist, por kjo nuk funksionoi. Maje Kastro humbi një pjesë të mirë të të ardhurave. Pasi kazinotë e tij në Kubë u mbyllën nga revolucionari marksist.

Për me tepër, Kastro e burgosi ​dhe më pas e dënoi ​Trafikanten nga ishulli. Mafiozi italo-amerikan, nuk ia fali kurrë atë sjellje. Pas rikthimit në SHBA, ai u betua të bënte gjithçka për të rrëzuar nga pushteti; njeriun që i dha fund perandorisë së tij financiare në Kubë.

Dhe shansin e pati në vitet 1960, kur ai u njoh me mafiozin Xhoni Roseli. Duke pretenduar se kishte lidhje me CIA-n, Roseli e kontaktoi. Dhe i tha se qeveria amerikane ishte e interesuar të rrëzonte regjimin komunist të Kastros. Bashkë me bosin e Çikagos, Sem Xhankana, Roseli dhe Trafikante planifikuan disa komplote vërtet të çmendura për të vrarë Fidel Kastron.

Planet e tyre varionin nga helmimi i purove deri tek helmimi i qumështit. Mafiozët menduan ta hiqnin qafe liderin kuban edhe përmes një palë rrobave të helmuara. Apo një guaske deti në të cilën do të vendoseshin lëndë eksplozive. Por pas dështimit të operacionit në Gjirin e Derrave, CIA hoqi dorë nga përpjekjet e saj për të vrarë diktatorin kuban.

Kështu hakmarrja e Trafikantes, nuk u realizua kurrë. Por lidhjet e ngushta të qeverisë amerikane me Santo Trafikanten, dhe pjesën tjetër të mafies, nuk përfunduan atje me përpjekjet. Në presidencialet ë vitit 1960, patriarku i familjes Kenedi, Xhozef Kenedi Senior, përdori lidhjet e tij me krimin e organizuar; për të siguruar zgjedhjen president të djalit të tij, Xhon Kenedi. Sipas Xhudit Eksner, ishte një nga të dashurat e shumta të Xhon Kenedit; ajo që e takoi Kenedin me bosin e Çikagos, Sem Xhankana.

Në këmbim të ndihmës, Kenedi duhej të mbyllte njërin sy ndaj krimit të organizuar. Por kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, Kenedi nuk e mbajti fjalën. Prokurori i ri i Përgjithshëm, që ishte njëherazi vëllai i tij Robert Kenedi, nisi të godiste fort krimin e organizuar. Ai dënoi kreun famëkeq të sindikatave, Xhimi Hofa.

Për këtë arsye, mafia donte të hakmarrej. Ish-avokati i Xhimi Hofas, Frenk Ragano do të kujtonte më vonë. “Xhimi më tha t’i thosha bosit të Nju Orlinsit, Karlos Marçelo, dhe Trafikantes, se duhej të vrisnin presidentin. Hofa më tha: Kjo duhet bërë!”. Edhe prokurori Vincent Buliozi, citoi më vonë një dëshmitar që konfirmoi të njëjtën gjë.

Siç e dimë tashmë, Kenedi u vra nga një snajper në nëntorin e vitit 1963. Nëse pas vrasjes kishte një komplot mafioz apo jo, kjo është ende e diskutueshme. Por sipas dokumenteve të deklasifikuara në vitin 1992, 15 vjet pas vrasjes. Trafikante do të dëshmonte përpara Kongresit për vrasjen e ish-presidentit, në këmbim të imunitetit.

Por para se Trafikante të jepte dëshminë e tij, dikush e vrau Roselin. Në deklaratat e tij të mëparshme, Roseli tha se vrasësi i Osvald, Xhek Rubi, kishte lidhje me Trafikanten. Ky i fundit, mohoi kategorikisht çdo pretendim që e lidhte me vrasjen e Kenedit.

Pas kësaj dëshmie, Trafikante vazhdoi të mbajë një profil të ulët. Autoritetet vazhduan ta akuzojnë atë për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme. Por bosi i moshuar i shpëtoi në çdo rast dënimit. Santo Trafikante Xhunior vdiq në vitin 1987, në moshën 72-vjeçare./ TIRANA TODAY

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit