-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nuk kërkoja religjion … thjeshtë u dashurova në Islamin

Më të lexuarat

Çdo vit, më tepër se 5000 britanikë bëhen musliman.

Më shumë se gjysma e atyre që konvertojnë janë të bardhë – dhe 75% e tyre janë gra. Por çka do ta bënte ndokënd të ndryshonte stilin e jetës në mënyrë aq dramatike? Zyrtarja e Policisë për Mbështetje të Shoqërisë, Jayne Kemp, i la pas shpine rrënjët e saja katolike pasi “u dashurua” me Islamin gjatë kohës që ndihmonte viktimat e së ashtuquajturës dhunë nderi. Këtu Emily Foster, Jenna Sloan dhe Emily Fairbairn flasin me Jane dhe tri gra tjera për arsyet e kalimit të tyre në Islam.

Policeja Jayne (Xhein), 28 patrullon rajonin e saj duke mbajtur hixhab tradicional në kokë, madje punon dhe orë shtesë pas orarit të punës që të mund të falë namazin e xhumasë në xhaminë e sajë.

Jayne e devotshme u konvertua në Islam prillin e kaluar, madje planifikon të ndërrojë emrin në Aminah.

Nëna e pa martuar, e cila patrullon Eccles, Gtr Manchester,si Zyrtarja e Policisë për Mbështetje të Shoqërisë, thotë:

“Mendoja se Islami është gjithçka rreth asaj se si gruaja detyrohet të jetë skllave në kuzhinë – por kuptova se është rreth të qenit zemërgjerë me kohën tuaj, dhe i durueshëm e plotë respekt me të tjerët. “

“Me të pare në të, pashë ngjashmëri me krishterimin dhe vura re vlerat siç është kujdesi ndaj fqinjëve dhe më të vjetërve, që është diç që të vjetrit thonë që të rinjtë nuk e bëjnë më.“

“Nuk isha në kërkim të ndonjë feje në atë kohë, por për çdo pyetje kisha përgjigje në lidhje me Islamin, kisha pesë më shumë. Mendoj rash në dashuri me të.”

Jayne e devotshme madje humbi festimin e krishtlindjeve me djalin e saj, nëntë vjeç, dhe vajzën e saj, shtatë vjeçe. I dërgoi ata tek babai i tyre dhe gatoi darken e sajë që të ishte hallall – mishi i therur në bazë të porosive të sheriatit (ligjit islam).”

Dhe përkundër ndryshimit drastik, Jayne thotë që kolegët në departamentin “Greater Manchester Police” dhe familja e sajë kanë qenë mbështetës. Ajo tani ndihmon në dizajnimin e hixhabit dhe xhaketës policore – diç që nuk është dashur asnjëherë më pare.

Jayne thotë:

“ Mërzitesha mbi atë çfarë do të mendojnë kolegët, por ata kanë qenë aq të kuptueshëm.”

“Njerëzit në Eccles ishin të mrekullueshëm gjithashtu – shumica as që e përmendin. Nëse fëmijët do të ngurronin të mbuloja flokët, nuk do e bëja atë.”

“Ata, që të dy, kanë pyetur shumë rreth Islamit, por asnjëherë nuk do ta shty Islamin në ta dhe ata të sillen në katolicizëm.”

“Shpresoj që me të folur mund të shfaqë që është në rregull për një muslimane të punojë në forcat policore dhe të ndryshoj stereotipat islame. “

“Familja ime, në përgjithësi, janë mbështetës. Nëse jam e lumtur, ata janë të lumtur. Motra më tha që jam më e lumtura që kurë më mban mend.”

Jayne u inspirua të konvertojë në Islam pas komunikimit me muslimanët e tjerë në Twitter.

Muhammad Manzoor, i cili mban llogarinë në twitter “Local Masjid” nga shtëpia e tij në Whalley Range, Manchester, i ndihmoi asaj të bëj kalimin.

Ai tha:

“Isha i përulur që Jayne më pyeste këto pyetje.

Ajo ka gjetur këtë fe për veten e saj dhe me shpresë të shfaqë që muslimanët mund të përzihen në shoqëri pa kompromentuar besimin e tyre.

Studentja Alana, 21


AlanaALANA BLOCKLEY, student e medieve e cila jeton në Glasgow, konvertoi në Islam pasi takoi burrin e saj, Abdul, gjatë pushimeve në Qershor të vitit 2010.

Ajo thotë:

“Në familjen time janë të gjithë udhëtues dhe ne jetojmë në anën e karavaneve.”

“Isha e pagëzuar si e krishtere, por kisha dhe religjioni asnjëherë nuk ishin pjesë e madhe të jetës sime. Isha 18 vjeçe kur vendosa të shkoja tek Canaries. Doja të punoja si përfaqësuese e klubit dhe kam përvoja të thonë njerëzit që duhet bërë kur jeni të rinj.”

“Arrita në Fuerteventura dhe pas ca ditësh, mirëmbajtësi i hotelit më ftoi për kafe. Ai ishte Abdul-i, musliman nga Maroku.”

“Kur u kthyem në shtëpi më kërkoi të shkoja të e vizitoja në shtëpi – dhe pas tri vizitave e dinim se donim të jemi së bashku. Fillova të hulumtoja Islamin sepse doja të dija më shumë rreth jetës së tij. Vendosa se doja të konvertoja. Isha e mërzitur rreth të treguarit prindërve të mi dhe ia plasa vajit. Nëna mendoi se isha shtatzënë dhe babai mendoi se kisha thyer veturën.”

“Fillova të mbaj mbulesën verën e kaluar. U martuam në ceremoni islame në fillim të këtij muaji (Janar 2013) në Fuerteventura.“

“Më mungon të ha Parma (mish derri i prerë në fleta, i tharë), por nuk më mungon alkooli.”

“Tan i festoj festat tani, por bëra kompromis me prindërit që të gjithë të kishim darkë krishtlindjesh me hallall.”

“Shpresoj tani të shkoj në parajsë dhe i dua rregullat e Islamit.”

Punëkërkuesja Claire (Kler), 24


ClaireCLAIRE EVANS kaloi në Islam korrikun e kaluar pas hulumtimit të bërë pas ndarjes. Claire nga Bridgend, South Wales, thotë:

“Pasi që zemra ime u thye nga një musliman, nuk doja më asgjë të kisha me religjionin – mendoja se është i mizorë dhe i pa këndshëm.”

“Por nëna filloi të interesohej më shumë për Islamin dhe theksoi se sjellja e këtij burri ishte e kundërta e asaj që mëson besimi.”

“Lexova mbi këtë dhe zbulova se Islami në të vërtetë nxitë qetësi dhe paqe. Nuk isha besimtare para konvertimit.“

„Nuk besoja vërtetë në Zot. Tan i mbuloj flokët dhe mbaj hixhab, gjë që ishte vendim i madh. Babai, ndonëse, nuk e pëlqen, kështu që nuk e mbaj hixhabin kur jam me atë.“

„Në fillim pranova disa ngulitje sysh dhe komente të këqija, por në gjashtë muajt e kaluar më është rritur vetëbesimi. Tani, shkoj në xhami një here në javë dhe falem çdo ditë.“

„Gjithashtu, kam marrë emër musliman, Safir, por akoma, gjithashtu, shfrytëzoj emrin tim të vjetër Calire. Kam dhe partner të ri, i cili është musliman, por nuk do të martohemi tani.”

“Islami më ka bërë më të qetë dhe për herë të pare në jetën time ndjehem e pranuar.”

“Nuk ka shumë gjëra që më mungojnë nga jeta ime e vjetër, përveç suxhukut, tani nuk mund të ha derr.”

Modelja Ayesha, 24


AYESHA OLUMIDE, nga Edinburgh, është modele e cila punon nën emrin e saj të lindjes Eunice. Ajo kaloi në Islam në vitin 2009 gjatë studimeve.

Ajo thotë:

“Para kalimit në islam isha e krishtere – por nga vije familja ime nga Afrika Perëndimore, praktikohen si Islami dhe krishterimi. Por nuk isha e interesuar përderisa fillova të studioja filozofinë në universitet ku fillova të mësoja më shumë rreth islamit.“

„Në fillim isha e shqetësuar se do të ishte shumë ekstrem, por kur studiova Kur’anin ma pëlciti mendjen. Teoritë mbi natyrën dhe shkencën u shfaqën dhe u ndjeva e shkolluar. Nuk mund gjithmonë të sqaroni gjërat përmes shkencës dhe Islami më ndihmon me këtë. ”

“Për here të pare si model u zbulova në moshën 15 vjeçare. Isha e përfshirë në futboll dhe atletikë – por karriera në mode është gjithçka mbi pamjen. Kalimi në Islam më bëri të kuptoja sa shumë vlerësojmë njerëzit nëse shoqëria mendojnë se ata janë të bukur.”

“Në xhami, gratë mbulojnë kokat e tyre dhe vishen me veshje modeste, kështu që askush nuk të gjykon se si dukesh. Në fillim e gjeta të vështirë të paraqitja në shesh të qenit muslimane duke qenë modele. Por, fola me një motër muslimane dhe ajo më tha që Islami nuk është fe ekstreme, kështu që nëse ndjehesha se është shumë ekstreme ajo që bëja ka gjasa të mos isha në të drejtë.”

“Tani mbuloj kokën për 99% të kohës, por nëse nuk dua kur zgjohem ndonjë ditë, nuk dua. Dhe nuk bëj asnjë fotografim vetëm me veshje të brendshme.“

„Nuk kam ditë të caktuar që shkoj në xhami, por shkoj shpesh dhe lutem çdo ditë. Do të doja të filloj familje në të ardhmen, por nuk mendoj të martoj jo musliman.“

Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit