T’ju them të drejtën fillimisht nuk e kemi njohur kush është, deri sa e prekem pak dhe e kuptuam se cfare magari kishte qenë. Une vet kam dasht t’ja futi shuplakë atij magari në vend publik, në mbledhje se shpesh ma hypte gjakun. Pra, ai ishte shef politik i Serbisë e une i Kosovës dhe shpesh kishim zenka e kontardikta me të dhe në fund dihet se si perfundoi. Une shkova ne burg. Une jam i vetmi shiptar, funksionar që pas 45-es të jem i ngarkuar nga gjyktata e regjimit serb me aktaukuze per vepër penale me denim me vdekje, sepse ata me shpallen si armik i Jugosllavisë, Serbisë, si shkaterrues i këtij shteti. kohaislame
Vllasi: Kesh tuj mshue shuplakë atij magarit, Sllobës
Më të lexuarat
Nëntë vjet pas vdekjes së diktorit serb Milloshevic , për demonstarat e vitit 1981 se kush i nisi ato dhe kush mund te qëndronte pas tyre, për këto dilema flet për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë» ish-funksionari kosovar, njëherit kryetar i Komiteti krahinor Azem Vllasi, sot avokat dhe këshilltar i qeverisë së Kosovës.
Vllasi po ashtu flet edhe për takimet me Milloshevicin dhe fotot, pamjet e tij me të, që ende kanë mbetur në disa media.
Shpesh u fol e përfole për demonstartat e 1981-ës në Prishtinë, se pas tyre ishin serbët, UDB, jo i nisën nga serbet, nga shqiptarët, apo Beogradi ju la kamën e “arushës” kosovarëve, jo ai, jo ky.
Lidhur me këto protesta masovike fillimisht Azem Vllasi thotë se me kushtetutën e vitit 1974 në Jugosllavinë e Titos ishin dakord të gjithë, përveç Serbisë, mu për shkak pozitës së avancuar të pozitës së shqiptarëve bazuar nga kjo kushtetutë.
Sidomos Serbia e atëhershme nuk ishte e kënaqur me Kosovën e cila atë botë gëzonte statusin me atribute gati si Republikë. Dhe kjo ishte rezultat i angazhimit të politikanëve, udhëheqësisë të asaj periudhe, sepse shqiptarët e Kosovës kurrë në historinë e tyre nuk ishin të avancuar ashtu.
Veç kësaj ne në Kosovë atëbote jetonim shumë “grofa”, shume më mire se sa shqiptarët në Shqipëri. Dhe tash shtrohet pyetje, kujt i konvenonte që të shpërthenin demostrarat mu atë vite vite, mu në vitin 1981 ?!
Vet ato protesta, veprimatria e tyre bien ndesh, në kundërshtim me ligjin, kushtetutën që kishte avanacuar pozitën e shqiptarëve ato vite. Këto protesta plasën fillë 10 ditë pas vdekjes së Titos.
Dhe sikur Titoja të mos avanconte statusin e shqiptarëve dhe sikur ai të ishte gjallë, nuk mund të ma mbush mendjen askush se do të kishin shpëthyer ato protesta.
Dhe në atë kohë une kisha disa përplasje, ngatërresa me këta organizatorët e protestave të 81-ës dhe sot e kësaj dite nuk i ha fjalët, se ata ishin ngutur, gjoja ta përshpejtojnë procesin e avancimit të çështjes sonë, në fakt ata rrokullisën me gurë ndertesën mbi vete, të cilën ne e kishim ndërtuar me mund e sakrificë.
Unë kam lexuar litarturë të ndryshme dhe për krizat në botë, një mësim çka kam nxjerrur që është i pakonestueshëm se një popull rrebelohet, revoltohet, qohet në kembë kundër një shteti, kundër një regjimi vetëm atëhere kur ja fut thikën n’fytë.
Dhe shpesh më shkon mendja po pse në kohën e Rankoviqit nuk u quan shqiptarët, nuk pati demonstrata, kur i kishim punët shumë pisk, edhe shumë më keq se sa në kohën e Titos ?!
S’kishte as protesta, as organizime ilegale, pos Adem Demaçit i cili ishte më i zëshëm dhe kundërshtonte ato politika. Dhe tash shtrohet pyetja kujt ju tek, ju desht që në vitin 1981 të qohet, kur Kosova atëbote i kishte anët e mira?!..nuk kishte vetem emrin zyrtarisht Republikë.
Kishim shkolla fillore në gjuhën shqipe gati në çdo katund, shkolla të mesme së paku 2 apo 3 në çdo komunë, qytet, po ashtu kishim Universitet.
Atë bote kur une isha në funksion Unversiteti i Prishtines ishte i Treti në Jugosllavi, pas atij të Zagrebit dhe Beogradit dhe i pesti me duket në ballkan.
Kishim mediat tona, kishim akademinë e shkancave e cila ishte shume aktive se sa sot, kishim kushtetuten , policinë tonë që shtrihej deri në Mitrovicë e karadakun e Gjilanit e Preshevës.
Besa në ato demostarta me parrrulla te ndryshme me elemente te dyshimta, qe nuk i donte evropa jo marksiste-lenisite, jo Enver Hoxha etj.
Dhe pastaj pasuan reagimet nga Lubljana deri në Prishtinë duke thënë hej ju cka po doni saktësisht, sitemin komuinist, me na kthye kah Stalini, Rusia..dhe aty Kosova u ngul dhe mori tatëpjeten, ku serbët pastaj lanin lesh mbi ne, vraj e burgos në emër të seperatazimit, irredentizmit e hamamit…Sa qe s’kishte më burgje në Serbi dhe u deshke të dërgonin shqiptarët në burgjet e republikave tjera të Jugosllavise se atëhehershme.
Denimet atëherë e më burgje jepeshin jo nga Kosova, por nga Beogadi, sepse ishin të sanksinuara me ligjin penal Federal të Jugosllavisë. Unë shpesh ju thosha në Prishtnë e Beograd se kot e keni me dënime politike dhe t’i mbushni burgjet me shqiptare e keni kot sepse nuk mund as t’ja mbushni e as t’ja theni mendjen por nevoitet dialog.
Dhe keshtu Serbia u solle me ne, na piu gjakun deri sa dul ne siperfaqe UÇK dhe bashkë me aleatet tanë amerikan amerikan dhe NATO u desht me t ja thye hundet me e kthye mbrapa Serbinë, rrezistencë kjo që u desht ta paguajme me një cmim të madh, me mijëra ton litra gjak, me mijera viktima…”.
Azem Vllasin e pyetëm se si e ndien vetem, apo a të vjen marre kur edhe sot e kesaj dite në mediat tona apo serbe e shef veten ne foto apo ne TV me Milloshevicin apo sa do të paguante sikur t’i shlyen, t’i hiqte qafes ato foto, pamje nga interenti ? Lidhur me këte Azem Vllasi tha se fare nuk i bie pishmanit.
“Pse marre, përkundrazi krenohem. Jo jo asesi nuk pendohem. Nuk isha i vetëm une qe kisha marre poza me Slloben ishte Ollbarajt, Hollbruk, Klinton, Rugova… Ajo ishte pjesë e imja e autobiografisë sime, pjesë historike e kombit tonë. Unë skam dalë në fotografi me Milloshin se e kam pas jaran, s’kam dal në fotografi me të prej qefit e as tuj kcye horë. Por ishin ato momente te caktuar, ngjarje për atë kohe shumë domethenëse. Por esenca , historia me Miloshevicin qysh atëhere ishte histori e konfliktit politik, interesave kombëtare.