-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Raporti që trazoi Kosovën”: Mediat botërore shkruajnë për rastin Dehari, pas publikimit të ekspertizës zvicerane

Më të lexuarat

Prokurorët në Kosovë thonë se ata do të rifillojnë hetimin e tyre për vdekjen e një aktivisti politik, i cili vdiq disa muaj pasi u arrestua për përfshirjen e tij të dyshuar në një sulm me granata në drejtim të Parlamentit.

Kështu e fillon lajmin, mediumi prestigjioz amerikan The New York Times, sipas të cilit medium, rihapja e hetimeve pason lajmet nga një ekspertizë zvicerane e forenzikës se vdekja e tij ka të ngjarë të jetë një vrasje, e jo një vetëvrasje, përcjell Telegrafi.

Kështu, në shkrimin e marrë nga agjencia Associated Press, mediumi amerikan shkruan se prokuroria po i përgjigjej raportit, të publikuar të enjten, për atë që i ndodhi Astrit Deharit, kur ai u gjet i vdekur në nëntor të vitit 2016, ndërsa ishte në paraburgim.

Siç bëhet e ditur tutje, 26-vjeçari dhe pesë anëtarët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ose Vetëvendosje, u arrestuan për sulmin e 4 gushtit 2016 i cili shkaktoi dëme materiale por pa viktima.

Sulmi u konsiderua si një protestë në një marrëveshje kufitare me Malin e Zi, shkruan tutje mediumi në fjalë.

Por për çështjen e vdekjes së Astrit Deharit ka shkruar edhe mediumi zviceran, blick.ch, përcjell Telegrafi.

Përmes një artikulli të titulluar “Raporti zviceran shkakton trazim në Kosovë” dhe një mbititull “Vdekja misterioze e një politikani të lindur në Bern”, mediumi zviceran vë në pah faktin se pas vdekjes së aktivistit politik Astrit Dehari në një burg të Kosovës, ekspertë nga Lozanë dyshojnë për shkakun zyrtar të vdekjes.

Dhe kjo, siç shkruan mediumi zviceran ka shkaktuar një trazim në Kosovë.

“Në nëntor të vitit 2016, studenti dhe aktivisti i lindur në Bern, Astrit Dehari vdes në një burg në Prizren, Kosovë. Sipas autoriteteve, ai i mori jetën vetes – por familja e tij dyshoi për këtë. Partia Vetëvendosje madje është e bindur që aktivisti i tyre ra viktimë e një vrasje politike”, shkruan blick.ch, duke shtuar se për shkak të presionit publik, gjyqësori në Kosovë porositi një raport nga Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore në Lozanë.

“Rezultati është publikuar të enjten. Ajo i vë autoritetet kosovare në ankth – dhe shkakton një trazim në Ballkan. Ekspertët e forenzikës në Lozanë e konsiderojnë një vetëvrasje domethënë të pamundur – madje edhe pjesëmarrja e një pale të tretë duhet të konsiderohet. Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Lozana kërkon kështu një hetim të ri për të sqaruar vdekjen misterioze”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e mediumit zviceran.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit