1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

QKUK-ja, komision disiplinor ndaj mamive të Gjinekologjisë

Më të lexuarat

Menaxhmenti i Qendrës Klinike Universitare (QKUK), ka vendosur ta krijojë një komision disiplinor për t’i hetuar mamit e Klinikës së Gjinekologjisë, pas rastit të fundit ku Indeksonline raportoi për skandal në këtë klinikë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu . Ai ka sqaruar se komisioni është mbledhur të enjten për të filluar shqyrtimin e rastit dhe rrethanave në fjalë.
Ai nuk ka treguar se kur do të merret vendimi në lidhje me rastin në fjalë, e as nëse do të dënohet dikush, me arsyetimin se “nuk dëshirojnë t’i bëjnë presion Komisionit Disiplinor për marrjen e vendimit në fjalë”.

“Komisioni është mbledhur me qëllim që të shqyrtoj rastin e pacientes Sabile Krasniqi. Ende është herët për të folur për ndëshkimet, pasi që do të konsiderohej si presion mbi vendimin e komisionit disiplinor”, është shprehur Fazliu.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit