8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Beteja e Kosovës me Serbinë për t’u anëtarësuar në INTERPOL

Më të lexuarat

Pas 9 vjetësh tentativë të shtetit të Kosovës që të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare të policisë – INTERPOL, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë as këtë vit. Kjo pasi që Serbia është zotuar se do t’i përdorë të gjitha kapacitetet e saj në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të fillojë sot, me qëllim që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Synimet e kamotshme të Kosovës që të jetë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL ka mundësi të hidhen poshtë edhe këtë vit.

Ndonëse që nga sot ka filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili deri më 18 tetor, delegacioni i Serbisë në anën tjetër ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete intensive diplomatike në këtë Asamble, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Derisa përfaqësues të institucioneve thonë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e INTERPOL-it, ekspertët e sigurisë në anën tjetër e cilësojnë gabim strategjik riaplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

Kjo pasi ata vlerësojnë që lobimi për anëtarësim në këtë organizatë nuk ishte prioritet i qeverisë “Haradinaj”, gjë që mund të sjellë dështimin e radhës të Kosovës drejt këtij procesi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit