“Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria”. Kështu shkruan televizioni i njohur italian “Rai3”, ndërsa flet për trafikun e drogës dhe mafien shqiptare.
Në kronikën e përgatitur, flitet për sasinë e madhe të kokainës, prej 617 kg, që u kap në Brazil, ndërsa theksohet se mafia shqiptare ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me kartelin e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut.
Sipas medias italiane, janë shqiptarët ata që kontrollojnë trafikun e drogës dhe drejtojnë laboratorë, duke e krahasuar atë me mafien “Cosa Nostra”.
“Mafia shqiptare ka marrëdhënie të drejtpërdrejta me kartelin e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut. Pak më shumë se një muaj më parë, me një kamion u kapën në Brazil 617 kg kokainë të pastër, me logon e klubit të futbollit të Elbasanit, qytet në zemër të Shqipërisë, i konsideruar epiqendër e trafikut të heroinës që vjen nëpërmjet tokës nga Afganistani dhe kokainës që vjen direkt në portet e Durrësit dhe Vlorës. Është mafia shqiptare që kontrollon trafikun dhe drejton laboratorët e drogës, siç bënte Cosa Nostra në Itali në vitet ’70. Kjo u gjet pikërisht në Elbasan, një laborator ku opiumi afgan, transformohej në heroinë”, thuhet në kronikën e përgatitur nga “Rai3”.
Ndërkohë, Prokurori i antimafies, Nicola Gratteri ngre shqetësimin se nëse nuk e ndalon kush mafien shqiptare në Shqipëri, mafiozët do të bëhen të gjithëpushtetshëm
“Ne i shohim shqiptarët në marrëdhënie me ‘Ndragatën’, në trafikun e kokainës. Nëse nuk e ndalon kush mafien shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë do të bëhen të gjithëpushtetshëm”, tha ai.
https://www.facebook.com/tg3rai/videos/3528039460570152/