-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rreth 16 mijë nxënës e studentë në Austri flasin shqip

Më të lexuarat

Gati 234.000 studentë, ose rreth 21 për qind e numrit të përgjithshëm të tyre në Austri, përveç gjuhës gjermane flasin edhe një gjuhë tjetër, shkruan The Local, duke u thirrur në statistika e vitit 2013 dhe 2014.
Të dhënat konfirmojnë rritjen e numrit të studentëve në 7700, ose rreth 1 për qind në krahasim me matjen e mëparshme, transmeton Telegrafi.
 
Shumica e studentëve dhe qytetarëve, gjuha e dytë e të cilëve është gjuha gjermane kryesisht jetojnë në Vjenë, dhe pothuajse 50 për qind e tyre thonë se shumicën e kohës flasin gjuhën e tyre, jo gjermane.
 
Thënë më qartë, rreth dy të tretat e studentëve të Vjenës flasin gjermanishten si gjuhë të dytë, gjë e cila për autoritetet vendore po krijon shqetësim rreth problemeve të mundshme të komunikimit që mund të kenë pasoja afatgjata.
 
Gjuhët më të zakonshme të përdorura në vend, përveç gjermanishtes janë gjuha serbe, boshnjake dhe kroate, numër që arrin në rreth 67 mijë. Ato ndiqen nga turqishtja me rreth 59 mijë. Ndërkaq, gjuhën shqipe e flasin rreth 16 mijë veta. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit