-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hapet kafeneja e parë e kanabisit në SHBA

Më të lexuarat

Kafeneja e parë e kanabisit është hapur të martën në Los Anxhelos, SHBA.

Kafeneja quhet “Lowell Farms: A Cannabis Cafe”.

West Hollywood krijoi tetë licenca për konsumin e kanabisit dhe nga më shumë se 300 aplikantë, Lowell Farms e mori e para.

Kafja është biznesi i parë në SHBA që pajiset me licencë plotësisht të ligjshme për konsumimin e kanabisit.

Shefja e kuzhinës Andrea Drummer u trajnua në “Le Cordon Bleu” në Los Anxhelos. Drummer ka ideuar një meny në “Lowell Farms” që do jetë posaçërisht për kanabisin.

Klientët do kenë mundësi të tymosin marihuanë në kafene.

Gjithashtu, “Lowell Farms” ofron hapësirë jashtë për ata që nuk e konsumojnë kanabisin, ndërsa e gjithë hapësira e brendshme është dizajnuar për konsumimin e lëndës narkotike./oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit