-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Harry dhe Meghan në xhaminë më të vjetër afrikane

Më të lexuarat

Princi Harry i Britanisë së Madhe dhe gruaja e tij, Dukesha Meghan e vizituan xhaminë e parë dhe më të vjetër të Afrikës së Jugut, Xhaminë Auwal në Bo-Kaap.

Në udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit së bashku me foshnjën katër-muajshe, Hary dhe Meghan ndoqën hapat e Lady Dianës, e cila kur kishte vizituar vendin nuk e humbi rastin për të hyrë në xhami.

The Duchess teamed her headscarf with a long khaki dress, drawn in at the waist with a belt

Harry dhe Meghan u zbathën siç e do tradita, dhe Meghan, në shenjë nderimi, vuri dhe shami koke, kombinuar me fustanin e gjatë modest.

Prince Harry also stopped to take his shoes off before heading inside the oldest mosque in South Africa

Meghan në një moment u kap në kamera duke e ndihmuar dikë nga stafi i saj për të rregulluar shaminë.

Ata u takuan edhe me përfaqësues fetar, por me gjasë më i këndshëm se cdo takim tjetër ishte ai me fëmijët që xhaminë më të vjetër e shfrytëzojnë edhe si mësonjëtore.

Xhamia Auwal është xhamia e parë dhe më e vjetër në Afrikën e Jugut dhe për komunitetin musliman, kjo xhami simbolizon lirinë e skllevërve të mëparshëm për të adhuruar Zotin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit