1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Cristiano Ronaldo në lot: U bëra njëshi e babai im nuk pa asgjë nga shkaku i alkoolit

Më të lexuarat

Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pasi në një intervistë televizive me Piers Morgan, iu shfaq një video e babait të tij të ndjerë.

Momenti emocional ndodhi live, kur Ronaldo pa një xhirim të të atit, Jose Dinis Aveiro, një alkoolist që vdiq nga cirroza e mëlçisë në moshën 52 vjeç.

Në klipin e shkurtër, Z. Aveiro u pa duke folur për Ronaldon ndërsa ishte pak para vdekjes. Ronaldo, duke qarë, tha: “Nuk e kam parë videon. E pabesueshme”.

I pyetur se si ndihej kur dëgjonte babanë e tij duke folur me krenari për arritjet e djalit të tij, ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid, Ronaldo tha:

“Mendova se intervista do të ishte per qejf, nuk prisja të qaja. Sinqerisht, kurrë nuk i kam parë këto imazhe. Nuk e di se ku i keni marrë … Duhet t’i kem këto video për t’ia treguar familjes sime.

“E vërteta është se kurrë nuk e njoha babanë tim 100 përqind. U bëra njëshi, e babai im nuk pa asgjë shkaku i alkoolit Ai ishte vazhdimisht i dehur. Kurrë nuk e pata me të një bisedë normale. Ishte e vështirë.”

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur babai i tij vdiq, duke humbur shumë nga momentet më të mëdha të karrierës së tij.

Që nga vdekja e tij, Ronaldo ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, po aq Topave të Artë dhe e ka çuar vendin e tij në Euro 2016.

34-vjeçari, baba i katër fëmijëve në intervista të mëhershme ka zbuluar se nuk e provon fare alkoolin, pikërisht për shkak të përvojës së keqe që ka pasur i ati i tij. /tesheshi.com/

https://youtu.be/OIkvX1FNF5w

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit