Javën e kaluar OnePlus njoftoi se do të zgjerohet në kontinentin evropian , por detajet e lansimit të telefonit të saj në këto tregje nuk ishin bërë të ditura në atë kohë.
Ndërsa dje gjatë ditës OnePlus ka thënë se do të fillojë shitjen e telefonit të saj në 16 shtete të reja evropiane, që përfshijnë edhe vendet fqinje, në të cilat do të ofrohen versionet e telefonit Silk White 16GB apo Sandstone Black 64GB.
Duke filluar nga sot, përdoruesit në Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Estoni, Greqi, Hungari, Irlandë, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Rumani, Sllovaki dhe Slloveni do të mund ta blejnë ndonjërin nga variantet e lartpërmendura të OnePlus.
Versioni i One me 16GB do të shitet për 269 euro, ndërsa 64GB One do të shitet për 299 euro. (Telegrafi)