Përfaqësuesi i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave Jaan Wien i ka kërkuar qeverisë shqiptare të zhvillojë politika reale për të rregulluar tregun e punës.
“Pagat minimale janë më pak se 200 euro në muaj. Një familje e vogël duhet të ketë të paktën dy të tilla për të mbijetuar. Ky nivel tregon se të ardhurat janë 7 herë më të ulta se ajo e 28 vendeve të Bashkimit Europian. Këtu mungojnë politikat e tregut të punës çka ka shkaktuar largime masive të të rinjve. Shqetësues janë edhe aksidentet e shumta të shënuar në punë” – tha Wien.
Sindikalisti i bëri apel qeverisë shqiptare që të ndryshoj trendin e thithjes së atyre lloj investitorëve që vijnë vetëm prej pagave të ulta..
“I bëj apel qeverisë të ndryshoj qëndrimin dhe të respektojë të drejtat e punonjëve. Mbi të gjitha të krijojë kushte që investitorët të mos vijnë këtu për paga të ulta, por për të përmirësuar gjendjen ekonomike”
Konfederata e Sindikatave Ndërkombëtare ka kritikuar qeverinë edhe në lidhje me qëndrimin ndaj sindikatave, të cilat ekzistojnë vetëm si shtojca të partive politike PD e PS.