3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Samsung me ekran të palosshëm në shitje pas një vonese të madhe

Më të lexuarat

Samsung thotë se do të fillojë shitjen e telefonit të tij shumë të paralajmëruar me ekran që paloset të premten, pasi data e lëshimit fillestar u vonua me muaj për shkak të problemeve me ekranin.

Gjigandi i teknologjisë koreano-jugore e kishte ndalur lansimin e Galaxy Fold në treg pasi ekspertët hasën në probleme me palosjen e ekranit inovativ të pajisjes, për të cilën, siç tha kompania sot, tani janë zgjidhur.

“Gjatë disa muajve të fundit, Samsung ka përsosur Galaxy Fold për t’u siguruar që të ofrojë përvojat më të mira të mundshme”, tha kompania në një deklaratë. “Jo vetëm që kemi përmirësuar modelimin dhe konstruksionin e Galaxy Fold, por gjithashtu patëm kohën për të rimenduar të gjithë udhëtimin e konsumatorit”.

Telefoni prej rreth 2.000 dollarë do të dalë në treg më 6 shtator në Korenë e Jugut dhe më 18 shtator në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe ndërsa versioni për rrjetet e brezit të ardhshëm të rrjeteve 5G është në dispozicion në dy vendet e fundit.

Tregjet e tjera përfshirë SHBA-të dhe Singaporin do të pasojnë, por kompania nuk specifikoi datat.

Lansimi fillestar i Galaxy Fold në prill u tërhoq prapa pas njoftimeve se telefonat e disa recensuesve kishin probleme.

Gazetarët që kishin marrë telefonat thanë se ekrani i palosshëm filloi të bëhet i zi para se të ndizet. Dy recensues gabimisht kishin nxjerrë një shtresë të jashtme plastike nga ekrani që duhej të qëndronte e ndezur.

Samsung ka thënë se ekrani i përbërë nga polimeri mund të hapet dhe mbyllet 200 mijë herë ose 100 herë në ditë për 5 vjet.

Vonesa ishte një pengesë për Samsung-un dhe për tregun më të gjerë të telefonave të mençur, i cili kishte kërkuar ekranet e palosshme si një mënyrë për të katalizuar inovacionin në industri.

Huawei i Kinës gjithashtu njoftoi telefonin e vet me ekran të palosshëm, Mate X, në të njëjtën kohë, por ende nuk ka caktuar një datë të lansimit.

Galaxy Fold është pak më i gjatë dhe më i ngushtë se një telefon i mençur standard pasi të paloset, por kur hapet behet i një madhësie të një tableti të vogël, me shfaqjen e ekranit të brendshëm të përgjysmuar nga një rrudhë. Ai gjithashtu ka një ekran tjetër nga ana e jashtme në mënyrë që të mund të përdoret kur mbyllet.

Lansimi i Samsung të Galaxy Note 7 në vitin 2016, ishte gjithashtu me shqetësime, pasiqë kompania ishte detyruar që përfundimisht të tërhiqte telefonin sepse bateritë e saj merrnin flakë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit