3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Versioni zyrtar amerikan i 11 Shtatorit: koka e sulmit, gjyqi në janar 2021

Më të lexuarat

Gati dy dekada pas sulmeve të 11 shtatorit mbi kullat binjake në Nju Jork, autoritetet amerikane kanë vendosur që të japin verdiktin përfundimtar mbi njeriun që ata e konsiderojnë si trurin e asaj ngjarjeje me përmasa apokaliptike, e cila efektoi një konfigurim të ri të gjeopolitikës botërore me praninë amerikane në Lindjen e Mesme, por dhe dy luftra më pasoja të rënda siç ishin ajo në Afganistan dhe Irak, të dyja të pushtuara.

Fjala është për Khalid Sheikh Mohammed, i cili do të paraqitet në gjykatë në janar 2021 në Bazën Detare Amerikane në Gjirin e Guantanamos, njoftuan media amerikane.

Gjykatësi i ushtrisë, koloneli Shane Cohen caktoi këtë datë duke sinjalizuar fillimin e përzgjedhjes së një jurie ushtarake në ë bazë detare në Kubë, raporton The New York Times.

Mohammed dhe katër anëtarët e al-Kaidës, Walid bin Attash, Ramzi Bin al-Shibh, Ammar al-Baluchi dhe Mustafa Ahmed al-Hawsawi, mund të dënohen me vdekje.

Udhëheqësi i grupit, Mohammed pranoi në vitin 2007 se ai kishte ideuar e drejtuar sulmin.

“Unë kam qenë përgjegjës për operacionin e 11 shtatorit”, thuhet të ketë thënë Mohammed gjatë marrjes në pyetje.

Mohammed, i cili është pakistanez, dhe katër të tjerët, janë akuzuar për terrorizëm, rrëmbim të një aeroplani, vrasje kundër ligjeve të luftës, komplot dhe sulm ndaj civilëve.

Ai u arrestua në mars 2003 në një shtëpi në Rawalpindi, Pakistan, së bashku me al-Hawsawi dhe disa anëtarë të tjerë të al-Kaedës.

SHBA njoftoi në vitin 2006 se po e mbante Mohamedin në një burg të fshehtë të huaj.

Megjithatë, 11 Shtatori mbetet një ngjarje tejet e rrethuar me konspiracion. Gati tre vite pas sulmeve të pazakonta me avionë mbi dy kullat binjake, e më pas mbi Pentagon, gazetari francez Tierry Mesan do bënte një libër tronditës ku do nxirrte në pah sajesën e 11 Shtatorit.

Libri, “Mashtrim i frikshëm”, detajonte mënyrën e trukimit të sulmeve, duke përdorur si lëndë dhe njoftimet zyrtare legale nga ana e administratës amerikane.

Pos kësaj, edhe emri i kokës së sulmeve – Mohammed – përbën një koinçidencë plot pikëpyetje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit