3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shteti dekurajon lindjet

Më të lexuarat

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka politika të planifikimit familjar dhe demografik. Derisa në të gjitha vendet tjera nataliteti stimulohet nga shteti, dhe për lindjen e fëmijëve prindërit marrin shtesa sociale, në Kosovë ndodh e kundërta.

Janë qeveritarët ata që dekurajojnë lindjet, duke iu rekomanduar familjeve që kanë paga të ulëta të mos bëjnë fëmijë. Ky anashkalim dhe dekurajim i lindjeve ka ndikuar që Kosova të kthehet 68 vjet pas sa i përket statistikave demografike.
 
Me numrin e lindjeve prej 27 mijë foshnjave në vitin 2014 që është shënuar në Kosovë, vendi është rikthyer në vitit 1947 kur ka pasur 27 mijë lindje me një popullsi dukshëm më të tkurrur.
 
Qeveritë e Kosovës, të ardhura në pushtet pas luftës, nuk kanë hartuar politika për shtimin e natalitetit, por as për mbrojtjen nga rënia e numrit të lindjeve në vit.
 
Sipas statistikave demografike në nivel të Ballkanit Kosova ka ”shpëtuar” të rangohet me numrin më të lartë të vdekjeve, por jo dhe të prijë për natalitetin në rritje.
 
Demografë, sociologë, aktivistë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të legjislacionit, deklarojnë se shteti nuk ka nxitur lindjen e fëmijëve me programe të veçanta për të ndihmuar familjet në rritjen e fëmijëve. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit