0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shenjat që tregojnë se fëmija ka nevojë për një vizitë tek mjeku

Më të lexuarat

Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të shmangen nëse simptomat vërehen në kohë. Ne vendosëm t’ju tregojmë rreth shtatë shenjave të rëndësishme të shëndetit të dobët të një fëmije që nuk duhet t’i injoroni.

Rritja e nishaneve

Nëse në trup shfaqet një shenjë që është asimetrike, e parregullt në ngjyrë, ose e madh (më shumë se 6 mm), ose një e tillë ekzistuese fillon të rritet, këto janë shenja që tregojnë se fëmija juaj duhet të vizitohet tek një mjek.

Humbja e flokëve

Burimi i këtij problemi ka shumë të ngjarë të jetë i fshehur brenda trupit. Arsyeja është ndoshta mungesa e vitaminave. Për të gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme të shihni një pediatër.

Luhatje të humorit dhe sjelljes

Një reduktim i menjëhershëm i oreksit, problemet me gjumin, ose lëvizja e zvogëluar janë shkaqe të rëndësishme për t’u vizituar tek një mjek.

Rritja e madhësisë së kokës

Fontanella është absolutisht normale për foshnjat. Ajo mbyllet me kohën, por nuk duhet të rritet – të bëhet më e madhe. Nëse ndodh, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.

Dëgjim i dobësuar

Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim dhe duhet të kontrollohet menjëherë tek mjeku.

Etje e vazhdueshme

Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.

Gërhitje e zhurmshme

Gërhitja e qetë nuk është shenjë e rrezikshme. Megjithatë, gërhitja e zhurmshme mund të jetë tregues i problemeve me frymëmarrjen. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni./Revista Psikologjia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit