3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Koreja e Veriut përfiton 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike

Më të lexuarat

Koreja e Veriut ka përfituar 2 miliardë dollarë përmes sulmeve kibernetike, thuhet në një raporti të paraqitur nga ekspertët për mbikëqyrje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Raporti thotë se Koreja e Veriut ka përdorur aftësitë e ekspertëve të kibernetikës për të transferuar në mënyrë të paligjshme fonde nga institucionet financiare dhe për të fituar para shtesë në shkëmbimet e kriptovalutës.

Më tej thuhet se si rezultat i këtyre operacioneve kibernetike është realizuar një përfitim prej 2 miliardë dollarë.

Ekspertët thonë se sulmet e Koresë së Veriut kundër shkëmbimeve të kriptovalutës kanë bërë të mundur gjenerimin e të ardhurave në mënyra që janë më të vështira për t’u ndjekur, të cilat i nënshtrohen një kontrolli dhe rregullimi më të ulët të autoriteteve nga sektori tradicional bankar./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit