2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gjermania heq mishin e derrit nga disa kopshte, shkak i myslimanëve

Më të lexuarat

Në përpjekje për t’u përshtatur me të gjithë nxënësit dhe për të respektuar gjithsecilin, disa kopshte fëmijësh në Gjermani kanë marrë vendim për të hequr nga shërbimi i ushqimit mishin e derrit.

E tëra kjo nisi në qytetin Lajpcig, ku shumë fëmijë të regjistruar në shkolla janë muslimanë.

“Nga respekti për botën gjithnjë në ndryshim, ne ofrojmë të gjitha ushqimet përveç derrit “, shpjeguan autoritetet në letrat dërguar prindërve. Ndonëse pati të tillë që reaguan në media sociale, pati edhe prej tyre që nuk e shohin mungesën e mishit të derrit nga menyja si një mungesë të madhe.

“Qendrat e kopshteve mund të kenë pasur qëllim të mirë, duke dashur të sigurohen që asnjë fëmijë nuk do të ndihej i izoluar”, vuri në dukje një prind.

Përdorimi i mishit të derrit është i ndaluar në besimin islam, që së fundmi po shënon rritje në Gjermani edhe falë shtimit të emigrantëve nga vendet e tjera. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit