2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Sqarimi i studiuesit amerikan: Johnson nuk është shqiptar, më keqkuptuan

Më të lexuarat

Pas zgjedhjes së Boris Johnson, kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, mediat shqiptare, nxituan të flisnin për origjinën shqiptare të tij. Në bazë të këtyre lajmeve, ishte një botim i Ryan Gingeras, një ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe lindjes së mesme.

“Mirëpo, është vetë ky i fundit, që ka sqaruar se e vërteta nuk është kështu. Studiuesi dhe autori Gingeras, në një sqarim për gazetën shqiptaro amerikane, Illyria, nënvizon se ka një ngatërresë për sa i takon Ali Kemalit, stërgjysh të Boris Johnsonit.

“Unë, në librin tim, kam folur për kapitenin Ali Kemal, me origjinë shqiptare, dhe jo Ali Kemalin që u bë ministër mbrojtjeje në perandorinë otomane”, thotë Gingeras.

Gingeras, është autor i njohur i një seri veprash për Perandorinë Turke, sidomos periudhës së fundit të saj. Pikërisht një vepre të tij, “Brigje të trishta” (Dhunë, Etnicitet dhe fundi i Perandorisë Otomane 1912-1923) i referohen lajmet sipas të cilave, stërgjyshi ottoman Ali Kemali, i udhëheqësit konservator Jonson, është me origjinë shqiptare.

Por, Ali Kemal Bej, stërgjyshi i Johnson, ishte në fakt një gazetar, poet dhe politikan, që për afro tre muaj ka qenë ministër në perandorinë otomane. Ai u vra gjatë luftës turke për pavarësi.

Ndaj, pas këtij sqarimi, mbetet i justifikuar vetëm entuziazmi turk, ku zgjedhja e Johnsonit kryeministër ka ndezur shpresa se ‘nipi otoman’ sic e quajnë mediat dhe politikanët vendas, do të mund të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit