0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Haradinaj kthehet nga Haga

Më të lexuarat

Pas qëndrimit dy ditor në Hagë, kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë pak para mesnate është kthyer nga Haga.

Kthimin në Kosovë këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook. Haradinaj tha se me të kryer edhe detyrën e raportimit para prokurorëve të Hagës, do t’i kthehet obligimeve në Kosovë.

Kryeministri i dorëhequr, deklaroi se vendimi i tij për të lënë postin është porosi se kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush.

“Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

I njëjti ka komentuar edhe zërat se pas dorëheqjes së tij nuk mund ta ushtrojë postin e kryeministrit.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverinë, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës” ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën e kaluar pas ftesës për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Ai është ftuar për intervistë të mërkurën ndërsa gjatë intervistimit ka thënë se është mbrojtur në heshtje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit