Ndërtimi i autostradës së Dukagjinit pritet të ketë një kosto prej rreth 1 miliard euro.
Kjo ka ngritur debat në shoqërinë kosovare se nëse është i nevojshëm ky investim në infrastrukturë.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook ka dhënë propozimet e tij se çfarë do të mund të bënte qeveria me 1 miliard euro.
Ai këto i ka quajtur këshilla pa pagesë për kryeministrit Ramush Haradinaj.
Avdyli thotë se 200 milionë euro do të mjaftonin që rruga ekzistuese për Dukagjin të zgjerohej dhe të bëhej me 4 korsi.
Ai ka propozuar që t’i jepen nga 50 milionë euro 3 universiteteve, të Pejës, Gjakovës e Prizrenit si dhe nga 50 milionë euro tjera të jepen për 3 spitalet e këtyre komunave.
Lexojeni më poshtë shkrimin e plotë të deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli:
Çka kishim mund të bëjmë me 1.000.000.000 € të autostradës për Dukagjinin?
Disa këshilla pa pagesē për Ramush Haradinaj dhe bashkëmendimtarëve të tij tenderues e asfaltues:
- 200 milion për rrugën egzistuese duke zgjeruar, duke bë me 4 korsi.
- Nga 50 milion për Universitetet e Dukagjinit, Pejë,Gjakovë, Prizren e tëra 150 mil.
- Nga 50 milion për 3 spitalet rajonale të Dukagjinit. Asnjëri Spital nuk ka Rezonancë magnetike që kushton vetëm më së shumti 1 milion € dhe shumtën rasteve bëhet privat në Prishtinë që kushton 150€. Asnjë spital ska shërbim kardiologjisë invasive, skanë shumë sherbime emergjente që shpetojnë jetë. Ka mungesa barnash e pajisjesh elementare.
- Si rajon bujqësor 100 milion kishim dhënë për subvencionim për sera, blerje pajisjesh bujqesore, hapje te minifabrikave perpunuese etj
- Universiteti bujqesor me bursa per student 10 milion.
- Zhvillimin e ndërrmarjeve të vogla , perkrahjen e bizneseve te reja per te rinjtë 50 milion.
- Familjeve të varfëra e pa shtepi sdo kishte në Dukagjin me vetem 20 milion.
- E kishim ble edhe një helikopter për çdo urgjencë mjekesore apo per nevoja tjera kushton me se shumti 2 milion.
- Me 70 milion kishim.ndertuar çerdhe edhe ne fshatra dhe kishim përmiresuar infrastrukturen shkollore në cdo shkollë.
- Me ato afër 250 milion që na kishin tepruar nga 1 miliard pasi ti kishim bërë krejt këto punë për Dukagjinin tonë që e duam jo vetem për vota, ia kishim krijuar bazat per SIGURIME SHENDETESORE për krejt banorët e Kosovës.`