-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Frutat të bëjnë të bukur..

Më të lexuarat

Frutat janë një përkujdesje e vërtetë për shëndetin dhe një ushqim i domosdoshëm për mirëqenien dhe bukurinë tonë, vitaminat, mineralet dhe anti-oksidantët, me të cilat ato janë të pasura, japin një kontribut themelor në furnizimin e duhur të të gjithë përbërësve të nevojshëm për ushqimin dhe për një pamje të freskët dhe të ndritshme.

Mënyra më e lehtë për të garantuar një lëkurë, flokë dhe thonj të shëndetshëm është marrja korrekte e këtyre substancave. Duhet të konsumojmë pesë vakte me perime në ditë, të cilat ushqejnë drejtpërdrejt lëkurën.

Janë disa fruta që janë aleatët tanë më të mirë të bukurisë, duke filluar me ato të verës.

Qershitë, luleshtrydhet dhe frutat e kuqe – Ngjyra e këtyre frutave tregon praninë e lartë të antioksidantëve, pigmente të ngjyrës blu dhe të kuqe të errët. Këto substanca janë shumë të dobishme për të luftuar radikalet e lira, përgjegjës për plakjen, prandaj janë shumë të dobishme për të siguruar një pamje të freskët dhe të ndritshme të lëkurës që zgjat gjatë viteve. Antioksidantët janë gjithashtu të dobishëm në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për të zvogëluar brishtësinë e kapilarëve, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, sidomos në gjymtyrët e poshtme.

Kajsia – Ky frut i shijshëm ka vlera të rëndësishme hidratuese dhe zbutëse. Është e tretshme, freskuese dhe përmban më pak kalori që e bën një ushqim të shkëlqyeshëm për një vakt të lehtë për të larguar oreksin. Ajo është e pasur me minerale si kalium, kalcium, natrium, fosfor dhe vitamina, në veçanti me vitaminën A.

Në kozmetikë është shumë i përdorur vaji i marrë nga bërthama e kajsisë, shumë e përshtatshme për kujdesin dhe hidratimin e lëkurës së ndjeshme. Kajsia mund të përdoret gjithashtu edhe në përgatitjen e maskave duke e përzier me disa fruta të pjekura dhe të aplikoni përzierjen në lëkurën e fytyrës, ndoshta pas ftohjes në frigorifer. Duke shtuar disa pika të vajit të bajames dhe një lugë çaji mjaltë, përftohet një produkt hidratues dhe freskues.

Arra e kokosit – Ajo na jep një vaj të çmuar, i njohur gjithmonë për virtytet e tij kozmetike dhe për përdorimet në kujdesin e fytyrës, trupit dhe flokëve. Vaji aplikohet në flokë të thatë para se të lahemi dhe ndihmon për të ndriçuar flokët, për t’i ushqyer thellësisht dhe për të parandaluar yndyrën. Aplikimi i vajit të kokosit në lëkurë, është një hidratues i shkëlqyer, duke u përzier me një lugë sheqer, mund të përdoret si skrap për pasur një lëkurë të butë. Është gjithashtu e dobishme në kujdesin e këmbëve, veçanërisht për ata që vuajnë nga këmbë të ashpra.

Papaja – Ky frut i shijshëm tropikal ka qenë i njohur në shekuj për vetitë e saj të dobishme, si në përdorimin e saj ushqimor dhe në kozmetikë, aq shumë sa që të konsiderohet si fruti i rinisë të përjetshëm. Ajo siguron një furnizim të shkëlqyer të vitaminës C, beta-karotenit, flavonoideve dhe aminoacideve të tjera esenciale, të gjitha këto veti sigurojnë një veprim të shkëlqyer anti-rrudhë dhe një efekt të mirë kundër ankeve të lëkurës. Papaja gjithashtu ndihmon në shërimin e skuqjeve të lëkurës, favorizon shërimin e plagëve dhe djegieve.

Kivi – Edhe pse është kryesisht frut i dimrit, e gjejmë të disponueshëm gjatë gjithë vitit. Është shumë i pasur me vitaminë C, kështu që garanton një efekt të mirë antioksidues dhe antirrudhë. Kur kivi është shumë i pjekur, ndryshon shkallën e aciditetit, duke rritur më tej vlerat e tij kozmetike. Në këtë moment ai përdoret për maska fytyre, duke i shtuar një sasi të vogël të vajit të bajames. Shumë e rëndësishme është veprimi i farërave të vogla të errëta, të cilat kanë fuqi të madhe hidratuese që na japin një lëkurë me pamje të freskët dhe të ndritshme.

Molla – Fruti i thjeshtë dhe më i dobishëm. Ajo është e pasur me përbërës aktivë, duke përfshirë pektin, vitaminat A, C, B1, B2, PP dhe E, beta-karotenë, hekur, të cilat mbrojnë qelizat. Disa pika të lëngut të mollës mund të aplikohen në lëkurën e fytyrës për një efekt të fortë, të vendoset në lëkurë për 5-6 minuta dhe pastaj të shpëlahet me ujë të ngrohtë.

Tuli i frutit të mollës, i kombinuar me një lugë çaji sheqer, është i shkëlqyeshëm për një lëkurë delikate për fytyrën dhe trupin. Gjithashtu disa feta të mollës të gatuara në qumësht dhe të aplikuara si maskë në lëkurën e fytyrës ka fuqi kundër rrudhave.

Është gjithashtu një ndihmë e parë në minutën e fundit për një fytyrë të lodhur për t’u kthyer në formë në një kohë rekord, thjesht aplikoni disa feta të frutave në lëkurën e fytyrës për gjysmë ore dhe menjëherë fytyra do të duket më e freskët dhe më e relaksuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit