3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kumbullat ndër frutat më të preferuarat e stinës, me vlera të mëdha për shëndetin

Më të lexuarat

Kumbullat janë ndër frutat më të preferuara të kësaj stine. Duke qenë se janë të pasura me fibra dietike si sorbitol dhe isatin, mbrojnë zemrën. Një kumbull mesatare përmban 130 miligramë potasium që ndihmon në menaxhimin e nivelit të lartë të presionit të gjakut dhe ul rrezikun e atakut kardiak.

Kumbullat po ashtu të mbrojnë nga kanceri dhe dëmtimi i qelizave. Ato pastrojnë radikalet e lira që dëmtojnë shëndetin dhe pigmenti i kuq dhe blu që gjendet në disa kumbulla parandalon diabetin. Kumbullat kanë nivel të ulët të gliceminës dhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas një studimi të realizuar në Florida, kumbullat përmirësojnë shëndetin e kockave. Ato kanë pak kalori dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm për personat që mbajnë dietë. Një kumbull e vogël përmban 30 kalori.

Sipas një studimi, ekstrakti i kumbullave mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene në gjoks, ndërsa qelizat e tjera të shëndetshme nuk preken. Kumbullat po ashtu përmirësojnë kujtesën, ato janë të pasura me antioksidantë që ngadalësojnë shfaqjen e Alzheimer-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit