2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gjykata gjermane shfuqizon ndalimin e veshjes së burkinit në pishinë

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë Administrative e Gjermanisë ka shfuqizuar ndalimin e veshjes së burkinit në pishina, gjë që heq ndalimin e vendosur nga qeveria e qytetit të Koblenzit.

Në fillim të vitit, Koblenz ndaloi të mbahej burkin në pishina, duke iu referuar pishinës së qytetit.

Gjykata vendosi që një ndalim i tillë përbënte një shkelje të së drejtës kushtetuese.

Koblenz u urdhërua të shfuqizojë ndalimin, dhe gjyqtari, deri në hyrjen në fuqi të rregullave të reja të pishinës, urdhëroi shfuqizimin.

Burkini është një rrobë banje për gratë muslimane, e cila mbulon tërë trupin, krahët dhe këmbët.

Vendimi për ta ndaluar u shpjegua me problemet e higjienës, sepse nuk mund të kontrollohet nëse gratë me këtë veshje kanë plagë ose diçka të ngjashme.

Kundër ndalimit dolën dy siriane, të cilat paraqitën një ankesë, duke deklaruar se për shkak të besimit të tyre ato nuk mund të notojnë pa burkin, ndërkohë që për shkak të problemeve shëndetësore duhet të notonin.

Në vendim, gjykata e la të hapur pyetjen nëse ndalimi i veshjes, siç thuhet në ankesë, është në kundërshtim me lirinë e fesë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit