3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqi, fundoset varka me migrantë të parregullt, shpëtohen 31 persona

Më të lexuarat

Një varkë me migrantë të padeklaruar është fundosur në ujërat e qytetit të Bodrumit në perëndim të Turqisë, ndërsa ekipet e sigurisë bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 31 persona dhe vazhdojnë punimet për gjetjen e disa personave të tjerë të humbur.

Sipas të dhënave të siguruara, ekipi i sigurisë bregdetare, dy gomone, një ekip zhytës dhe një helikopter janë dërguar në zonë pasi është pranuar informacioni për fundosjen e varkës.

Ekipet arritën të nxjerrin të gjallë 31 migrantë, megjithatë, kërkimi ende është duke vazhduar në barkën që është fundosur në 34 metra thellësi, pasi u njoftua se në të ndodheshin rreth 40 persona./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit