Ky mesazh do të ju bëj të qani të gjithë ju që e lexoni. Është postimi i një nëne tek grupi Familja dhe Shëndeti, ku tregon për sëmundjen e saj që e ka bërë për 3 vite me radhë të jetë larg fëmijëve të saj. Ajo tregon dedikimin që i kanë bërë fëmijët e saj për festën e Fitër Bajramit.
Allahu e shëroftë këtë nënë dhe e bëft që sa më parë të jetë me fëmijët e saj. Ky është postimi i Flora Berisha Avdylaj:
“Si shume vite edhe kesaj radhe festen e Bajramit e kalova larg familjes sime te dashur. Beteja ime me semundjen malinje vazhdon.Tri vite e gjys nuk arrita dot te perqafoj femijet e mi per festen e Bajramit, Tri vite e gjys mall e vuajtje, tri vite dashuri e lenduar.
Ne vazhdim po sjell tek Familja dhe shendeti, kjo familje e madhe, mesazhin qe mora nga femijet e mi per festen e Bajramit derisa vazhdoj te jem ne procesin e kontrolleve per sherim ne spital ne Gjermani.
Ky mesazh me ndau zemren ne dysh dhe sot po e ndaj me anetaret e Familja dhe shendeti:
” E DASHUR MAMI pa dashur ta zgjas shume me te vertete kemi mall te festojme festen si dikur,dhe ksaj radhe si gjashte herave te tjera je larg nesh,nuk je personi i pare te te urojm e te perqafojme fizikisht.
Edhe pse vitet kalojne e ne rritemi cdo dite ne prap duam doren tende te na ledhatoj e te na uroj,te kujdesesh per ne si dikur kur ishim te vegjel,si dikur kur u zgjoje heret e na beje gati per kete feste(a e mban mend kur na dredhshe flokt😊,me mungon ajo kohe😞)edhe pse tani e tutje sdo jete njesoj si me pare edi po do jete me mire.
Dhashte Zoti qe festat tjera te jemi bashke kjo ndarje per arsye te tilla le te jete e fundit!
Te duam shume shume Xona,Edi,Leta,Roza dhe Enisi i vetem 💙❤❤❤”