2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Turqia jep garancione për mbështetje të gjithanshme të Kosovës

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Madh të Turqisë, që kryesohej nga zotëri Volkan Bozkir. Gjatë bisedës me të presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Kosovës dhe Turqisë në të gjitha fushat dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit. Ajo tha se Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar dhe theksoi se komuniteti turk në Kosovë është i integruar në shoqëri dhe gëzon të drejtat e tij.

Presidentja Jahjaga dhe delegacioni i Parlamentit të Turqisë biseduan për forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, për rolin e Turqisë në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në nismat dhe organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare

Ajo po ashtu theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë kanë interesin e përbashkët të integrimit në BE dhe ato mund të shkëmbejnë përvojat e tyre në këtë proces.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Madh të Turqisë, z. Volkan Bozkir, e siguroi presidenten Jahjaga se institucionet e Turqisë do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën dhe se Turqia do të lobojë për njohje të reja ndërkombëtare. Ai tha se është më rëndësi fuqizimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit